Ujërat e detit kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë të një personi në Zvernec. Sipas të dhënave të para kufoma e dekompozuar është pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Viktima ende i paidentifikuar, sipas të dhënave të uniformave blu mësohet të është i seksit mashkull. Mësohet se trupi i tij u gjet i mbuluar me rënë dhe ishte thuajse i gjithi i dekompozuar. Trupi i pajetë do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar dhe shpaqet e vdekjes. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë grupi hetimor.