INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë

Vlorë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë

Publikuar më: 17:21 05-08-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë; në fokus, masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

U diskutua edhe mbi masat për parandalimimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.
Gjatë takimit u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorēs dhe ekipin e ri drejtues. Inspektim edhe në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur rradhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij.

Article Logic
Execution time: 0.0030868053436279