Një ngjarje aspak e tolerueshme ka ndodhur ditën e sotme në shkollën “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Një zënkë që ka përfunduar në dhunë fizike ndërmjet mësuesit dhe nxënësit, shkak për të cilën ëshatë bërë mungesa e librave në ambientet jashtëshkollor, sipas “Jetaoshqef”.
Mësuesi nuk e ka pranuar nxënësin e klasës së 9-të pa libra në klasë dhe i ka kërkuar të dalë jashtë. Ndërkohë në dalje, mësuesi e ka qëlluar nxënësin pa mëshirë në qafë.
Në këtë moment e gjithë klasa ka shpërthyer në të qeshura dhe nxënësi i është kthyer mësuesit dukë i kërkuar llogari se kë qëllonte ashtu si dhe duke e kërcënuar se do ta ngulte në tokë nëse e përsëriste më këtë veprim.
“Kë godet ashtu mor ti së të ngul mu aty”, dëgjohet t’i thotë nxënësi mësuesit i cili përpiqet ta fitojë autoritetin përpara klasës nëpërmjet dhunës.