Dy pasagjerë kanë dhunuar një shofer taksie në Vlorë dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës.
Sipas të dhënave “Salla Operative Vlorë është njoftuar nga shtetasi B.E., 48 vjeç, banues në Durrës, (shofer taksie), se kishte marrë pasagjer dy shtetas nga Durrësi për në Vlorë, të cilët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.
Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip “Benz” dhe janë larguar.
Fatmirësisht 48-vjecari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.