Një 51-vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Vlorë.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se 51-vheçari me inicialet D.C është plagosur në këmbë.
Sipas policisë ai është qëlluar në lagjen e Ujit të Ftohtë nga 46-vjeçari me inicialet E.V.
Mësohet se ata janë konfliktuar për motive të dobëta ndërsa po punohet për kapjen e autorit.