INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohen në Vlorë dy mjete lundruese

Sekuestrohen në Vlorë dy mjete lundruese

Publikuar më: 11:48 02-06-2017

Një skaf dhe një gomone janë bllokuar nga policia e Vlorës pasi ka konstatuar që pronarët e tyre nuk kishin dokumentacionet e nevojshme.

Policia ka filluar procedimin penal ndaj shtetasve F.H si dhe E,G.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare ka bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese, në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force.

Kështu në datë 01.06.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Repartin Delta Force, në zbatim të planit të masave për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur konstatimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese, me karakteristikat si më poshtë:

Më datë 01.06.2017, pranë rrugës Radhimë-Vlorë, në bregdet u konstatua një mjet lundrues tip Skaf plastik, me gjatësi 5.10 m dhe gjërësi 2.10 m, si dhe me një motor të markës “Ervinrude” në pronësi të shtetasit F.H.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi i mësipërm nuk dispononte dokumentacionin përkatës për zhvendosjen e mjetit lundrues nga Jala për Durrës duke mos njoftuar autoritetet përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0041499137878418