Një mjet lundrues tip gomone është sekuestruar ditën e sotme në bazë të operacionit "Vjeshtë 2017".
Mësohet se mjeti ka një vlerë rreth 150.000 euro dhe i përket shtetasit me inicialet A.Ç. 28 vjeç banues në Elbasan.
Policia ka arrestuar 28 vjeçarin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.