Një shpërthim tritoli ndaj një automjeti të parkuar është raportuar nga policia e Vlorës këtë të dielë.
Megjithatë ngjarje që për fat të mirë nuk është shoqëruar me persona të lënduar.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Automjeti tip Audi Q7 është djegur pjesërisht teksa ka qenë i parkuar përpara një pallati në lagjen “Pavarësia”, ndërsa është në pronësi të shtetasit 46-vjeçar Flamur Lamaj.
Policia dyshon që djegia të jetë e qëllimshme, si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël të dyshuar si lëndë plasëse, e cila është hedhur poshtë mjetit. Ndërsa hetimet vijojnë për të mësuar rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.