Stuhia e mbrëmshme ka shkatrërruar pothuajse gjithçka në Vlorë, veçanërisht në Zvërnec. Tornadoja që ka përshkuar vendin përveç dëmeve të shumta edhe ka tmerruar banorët. Lokale dhe disko të prishura, probleme me energjinë elektrike, të gjithë kabllot e korentit dhe transformatorët kanë rënë në tokë, por edhe pse janë taksapagues të rregullt asnjë punonjës apo zyrtar i OSHEE nuk ka shkuar në vendngjarje.
"Një tornado në Zvernec, Vlorë. Restorante dhe disko të hedhura përtokë. Kabllo korenti dhe transformatorë në tokë dhe asnjë lloj pushtetari apo punonjës i OSHEE nuk vjen në vendngjarje edhe pse jemi taksapagues të rregullt. Lutemi që dikush në Tiranë ta shikojë këtë dhe të marrë masa sa më shpejt”, shkruan një banor që ka dërguar edhe videon.