Një burrë i moshës 65 vjeçare i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotshëm.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës, për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.
Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.
Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.