Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Gumenicën në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka vrarë me sëpatë kushëririn e tij 37-vjeç me inicialet A.V.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye pronësie.
Policia ka publikuar pamjet e para të arrestimit të autorit Dilaver Veshaj.
Policia bën me dije se trupi i pajetë i viktimës u gjet rreth 500 m larg banesës së tij.
‘Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit :
Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’ thuhet në njoftimin për mediat.