INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VMRO-DPMNE përjashton deputetët 'tradhtarë'

VMRO-DPMNE përjashton deputetët 'tradhtarë'

Publikuar më: 08:35 20-10-2018

Partia opozitare e Maqedonisë VMRO-DPMNE reagon pasi deputetët e saj votuan pro ndryshimeve kushtetuese. Kryetari i kësaj force politike Hristijan Mickoski doli në një konferencë për shtyp duke bërë të qartë se deputetët 'tradhtarë' u përjashtuan nga partia. Për partinë më të madhe opozitare,  kjo është ditë e zezë, ditë e tradhtisë. 

“Tetë deputetë të opozitës kanë tradhtuar dëshirën e qytetarëve pasi ata janë kushtëzuar dhe kërcënuar. Ju janë ofruar edhe para. Desha t’i falemnderoj deputetët që nuk ranë preh të kërcënimeve dhe kushtëzimeve. Jo të gjithë pranuan frikë. Unë nuk mund t’i arsyetoj ata që ikën nga rruga e Maqedonisë”, theksoi Mickoski.

Ai tha se për deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese Komiteti Ekzekutiv vendosi njëzëri dhe menjëherë përjashtimin e tyre nga partia.

“Komiteti Ekzekutiv sonte ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe me kërkesën time vendosi dhe përjashtoi nga partia deputetët Krsto Mukoski, Saso Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Elizabeta Kançeska-Milevska, Zekir Ramçiloviç, Nola Ismajloska – Starova dhe Emilija Aleksandrova”,  tha kreu i VMRO-DPMNE.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498