INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodafone Albania, aktivitet sportiv në ndihmë të fëmijëve të diagnostikuar me tumore, “Vrapojmë së bashku!”

Vodafone Albania, aktivitet sportiv në ndihmë të fëmijëve të diagnostikuar me tumore, “Vrapojmë së bashku!”

Publikuar më: 11:53 05-12-2016

38 fëmijë të diagnostifikuar me kancer që trajtohen në spitalin Pediatrik në QSUT në Tiranë, do të sigurojnë medikamentet për trajtimin e tyre, falë aktivitetit sportiv bamirës të organizuar nga Fondacioni Vodafone Albania, në bashkëpunim me shoqatën MRDC (Medical Response to Diplomatic Corps). Aktiviteti “Vrapo për Fëmijët” ku morën pjesë qytetarë e biznese, të përgjegjëshme ndaj kësaj kauze, u zhvillua për të gjashtin vit rradhazi, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë, nga zona të ndryshme të vendit, të diagnostifikuar me tumore. E konceptuar si një festë sportive, me kushte të pështatshme për çdo pjesëmarrës gara u organizua në tre kategori distancash garimi, specifikisht 10KM vrap, 5KM vrap dhe 5KM ecje sportive dhe e lirë. Për tre vendet e para për secilën nga kategoritë u shpërndan çmime nga organizatorët. Garuesit vrapuan përgjatë trajektores: nga sheshi “Nënë Tereza”, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e deri tek parku i Liqenit Artificial të Tiranës. Shumë qytetarë, sportistë, studentë, punonjës të institucioneve e bizneseve të ndryshme u bënë pjesë e këtij misioni për t’i dhënë shpresë fëmijëve që sot kanë nevojë më shumë se kurrë. Falë kontributeve të dhuruara nga bizneset, gjatë “Vrapo për Fëmijët 2015”, u mundësua ndihmë për 21 fëmijë, kryesisht për blerjen e medikameteve, sigurimin e të cilat familjarët e kanë të vështirë apo dhe të pamundur.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398