Vodafone Albania është renditur i pari në treg përsa i përket numrit të destinacioneve ku ofron eksperiencën 4G në roaming, sipas studimit të fundit të kompanisë ndërkombëtare të research-it Ovum. Kompania prestigjoze e studimeve te tregut Ovum analizoi 18 tregje ndërkombëtare ku rezultoi se Vodafone është lider në të gjitha këto tregje persa i përket mbulimit me internet 4G roaming. Sipas këtij studimi, në shumicën e këtyre vendeve Vodafone mundëson internet 4G në dy-fish më shumë destinacione se konkurentët. “Në një botë të lidhur në internet, klientët e telefonisë celulare kanëgjithnjë e më shumënevojë të jenë të lidhur me cilësinë më të mirë të internetit edhe kur udhëtojnë jashtë shtetit. Me Vodafone, klientët mund ta shijojnë maksimalisht kohën e tyre jashtë shtetit pasi kanë mundësi tëshijojnë eksperiencën e internetit të shpejtë 4G në një numër të madh vendesh pa u shqetësuar për kostot” – tha drejtoresha e operacioneve komerciale dhe e strategjisë nëVodafone Group, Serpil Timuray. Pjesë e studimit ishte edhe Shqipëria, ku rezultoi se Vodafone Albania është operatori i vetëm në Shqipëri qëofron experiencën 4G për klientët në mbi 102 destinacione nëpër botë. “Në Vodafone shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë që na ofron teknologjia. Në këtë kuadër, bëjmë të mundur që klientët tanë të kenë komunikim të pandërprerëkurdo dhe kudo që ata ndodhen. Ishim të parët qëprezantuam teknologjinë 4G në treg dhe në më pak se 2 vite nga lançimi, jemi të parët që ofrojmë eksperiencën 4G për klientët tanënë 102 destinacione nëpër botë. Kjo është vërtetë një arritje, dhe ne do tëvazhdojmëtë jemi pararojë e zhvillimeve më të fundit teknologjike në vendme qëllimin për të ofruar shërbimet më cilësore dhe lehtësuese për klientet tanë” – tha drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare.
Zbuloni 102 destinacionet në linkun e mëposhtem:
http://www.vodafone.al/vodafone/Vodafone_4G_Roaming_4661_1.php