Sot ishte një ditë e veçantë për fëmijët e Bulqizës.
Vodafone Foundation Albania ka menduar të sjellë një ditë gëzimi për disa prej fëmijët më të pafat të kësaj qyteze. Rreth 50 fëmijë, nga mosha 6 deri në 10 vjeç të cilët kanë humbur babain ose u është plagosur nga puna në minierë, janë shndërruar në misionin festiv të kompanisë telefonike. Vodafone Foundation Albania i ka marrë me autobuzë ata në Bulqizë për të kaluar të gjithë ditën në disa nga ambjentet festive të Tiranës. Në foto shihet se si vogëlushët janë ulur në prehrin e babagjyshit për të shprehur dëshirat e tyre, me një buzëqeshje që nuk duhet t’u mungonte kurrë fëmijëve të pafajshëm. Për një ditë dikush mundi t’ua dhuronte.