INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodafone M-Pesa mbush 1 vjeç në treg

Vodafone M-Pesa mbush 1 vjeç në treg

Publikuar më: 11:33 10-05-2016

Një ditë të veçantë ka shënuar ky 5 Maj për një nga kompanitë më të fuqishme në tregun shqiptar, e jo vetëm, si Vodafone.

Një vit më parë ky i fundit prezantoi risinë M-Pesa, një shërbim për të gjithë shqiptarët i cili mundëson transferta parash brenda vendit, transferta ndërkombëtare parash, pagesa e faturave të OSSHE, UKT, telefonit celular, rimbushje, dhurim. Shërbim ky që në vetëm pak kohë arriti të zëvendësojë mënyrën tradicionale sesi njerëzit dërgonin para apo kryenin pagesa më parë, me një mënyrë të re tepër praktike e cila ofron siguri, prakticitet, shpejtësi, aksesueshmëri dhe çmime konkurruese, të gjitha në një paketë të vetme. 

Ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare, ai që ka bërë publik numrin e lartë të klientëve të regjistruar në M-Pesa brenda 12 muajve, një numër që arrin atë të 250 mijë personave. Duke përmendur edhe një tjetër inovacion në treg, të prezantuar pak javë më parë, siç është transferta ndërkombëtare e parave e cila ju jep mundësinë klientëve të M-Pesa të marrin para nga të afërmit e miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit direkt në telefonin e tyre, zoti Mare ka premtuar se e ardhmja rezervon të tjera surpriza.

Vodafone M-Pesa, si një ide inovative që kthen celularin tuaj në një portofol të sigurt dixhital, ka për qëllim të zgjerojë veprimtarinë e saj deri në fshatrat më të largëta të vendit. Nuk ju duhet një llogari bankare apo një celular modern për të përfituar nga shërbimet e M-Pesa, mjafton vetëm të regjistroheni në www.vodafone.al/m-pesa. Për të tjerat mendon Vodafone!

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709