INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodafone prezanton Reconnect, program rekrutimi për femrat e shkëputura nga karriera [VIDEO]

Vodafone prezanton Reconnect, program rekrutimi për femrat e shkëputura nga karriera [VIDEO]

Publikuar më: 16:16 03-03-2017

Në prag të Ditës Nderkombetare të Gruas, kompania globale e telekomunikacionit Vodafone Group njoftoi zbatimin e një iniciative dedikuar rritjes së mundësive dhe rolit të gruas në tregun e punës.

“Vodafone Reconnect” është programi më i ri i lançuar sot nga Vodafone në 26 vende ku operon, përfshirë edhe Shqipërinë, me qëllimin e vetëm për të nxitur rikthimin nëpunë të femrave profesioniste  të cilave u është dashur të shkëputen nga karriera e tyre për arsye tëndryshme. Reconnect synon të rikthejë këto femra profesioniste në tregun e punës duke i ofruar fleksibilitet në punë dhe punë me kohë të pjesshme. Kjo nismë globale e Vodafone i shtohet programeve dhe mundësive që Vodafone i ofron femrave me qëllimin e vetëm që kontributi i tyre në tregun e punës të mos mungojë. Reconnect vjen si një sukses tjetër nëpolitikat e kompanisë ndaj femrave dhe pritet që pas përfundimit tëprogramit të rekrutojë në role drejtuese dhe menaxheriale në Vodafone nëpër botë mbi 500 femra profesioniste. 

Programi “Reconnect” u ideua pas një studimi nga  KPMG nga i cili rezultoi se rreth 96 milion femra profesioniste nëpër botë të moshës 30-54 vjeç janë shkëputur nga karriera. Sipas studimit, ritkhimi ikëtyre femrave në tregun e punës do tëinfluencoj në rritjen e aktivitetit ekonomik global me 151 miliard £ në vit dhe të ardhurat familjare tërriten me 419 miliard £ në vit.

Pjesë e këtij programi do të jetë edhe dega e Vodafone Group në Shqipëri, Vodafone Albania. Sipas të dhënave të marra nga Vodafone Albania, rreth  55% e punonjësve të Vodafone Albania janë femra. Kjo shifër tregon fokusin dhe mbështetjen që kjo kompani i jep zhvillimit dhe kontributit të femrës në tregun e punës duke i konsideruar tepër të rëndësishme në mbarëvajtjen e punëve dhe garantimit të suksesit të kompanisë Vodafone edhe në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0030879974365234