INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodhi lekët e Kishës në Shkodër, 26 vjeçari arrestohet

Vodhi lekët e Kishës në Shkodër, 26 vjeçari arrestohet

Publikuar më: 11:06 30-10-2018

Objektet e kultit janë kthyer në ‘pre’ për grabitësit. Kishat dhe xhamitë në disa zona të vendit janë grabitur gjatë kohëve të fundit. Ndërkohë edhe Kisha Françeskanë në Shkodër është grabitur nga një i ri 26 vjeçar. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar për vjedhjen e kishës Françeskane në këtë qytet.
Njoftimi i Policisë:
“Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u arrestua në flagrancë shtetasi Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për vjedhje”.
Sipas policisë, i riu ka vjedhur një sasi lekësh në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Gjatë vjedhjes, Arra ka dëmtuar edhe disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”.

Article Logic
Execution time: 0.0031640529632568