INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodhi një sanduiç në një supermarket, dorëhiqet deputeti slloven

Vodhi një sanduiç në një supermarket, dorëhiqet deputeti slloven

Publikuar më: 09:15 15-02-2019

Një deputet slloven ka dhënë dorëheqjen pasi në një supermarket në Lubjanë vodhi një sanduiç. Ai tha se, ishte injoruar nga personeli i supermarketit, e për të testuar dhe sigurinë kishte marrë një sanduiç.

Vjedhja kaloi pa u vënë re, por Marjan Sarec nga partia LSM, këmbënguli që ai më vonë të kthehej për të paguar.
Z. Krajcic ka kërkuar falje, duke thënë se i vinte keq për “eksperimentin e tij social”. Kjo u mor vesh fillimisht kur ai ia tregoi anekdotën, kolegëve deputetë në një takim të komitetit të mërkurën.
Anëtarët e tjerë të parlamentit filluan të tallen me këtë histori, por të enjten, kreu i LSM, Brane Golubovic, e dëni veprimin e z. Krajcic si “të papranueshëm”. “Ai mori të gjitha përgjegjësitë e tij për të dhe dha dorëheqjen, duke e vendosur vetë”, tha z. Golubovic për mediat, “në përputhje me standartet e larta etike të LSM-së.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582