Një i ri në qytetin bregdetar të Vlorës është vënë në pranga të uniformave4 blu. Ngjarja mëoshet se ka ndodhur një ditë më pari, ku thuhet se 34 vjeçari nga Vlora është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur 53 mijë lekë në një farmaci. Në pranga u vu Elidon Ferati, 34 vjeç, banues në Vlorë.
Njoftimi i Policisë:
“Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në lagjen “Lirimi” Vlorë, për arsye se më datë 29.01.2017, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një sasi parash prej 53.000 lekë të rinj, në një farmaci në pronësi të shtetasit L.M., 67 vjeç, banues në Vlorë.”