Video e një vogëlushi që mbron gjyshen e tij me një shufër “gjigante” metalike jashtë një marketi në Kinë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Klipi tregon se si djali i vogël i afrohet autoriteteve të menaxhimit urban, Chengguan, pasi kolltuku i gjyshes së tij zinte shumë hapësirë në trotuar.
I zemëruar ai bërtet me të madhe: “Mos e prekni gjyshen time! Ikni, largohuni mos e prekni gjyshen time!”, teksa kalimtarët filmojnë skenën.
Sipas People’s Daily Online, video është publikuar në rrjetin social kinez Weibo dhe ka marrë mijëra klikime pasi djaloshi është vlerësuar për aktin e tij.