INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vogëlushi që ka lindur me organet jashtë trupit [FOTO]

Vogëlushi që ka lindur me organet jashtë trupit [FOTO]

Publikuar më: 08:22 14-07-2016

Ethan Suglo nga Gana, vuan nga një sëmundje e quajtur Exomphalos, që do të thotë se organet e tij janë jashtë barkut.

Ethan Suglo pritet që t’i nënshtrohet një operacioni që do t’i shpëtojë jetën falë një mjeku nga Anglia.

Verën e shkuar, mjeku David Williams ishte në Ganë, ku u takua me babain e të voglit. Ai e ekzaminoi Ethan dhe brenda vitit, sëbashku me bashkëshorten e tij, mjeku britanik ndihmoi në mbledhjen e rreth 51 mijë paundëve, në mënyrë që 3-vjeçari t’i nënshtrohej operacionit në Britani.

Williams thotë se pas ndërhyrjes, Ethan do të ketë mundësinë të bëjë një jetë normale. Deri më sot ai mbahej gjithnjë nën kujdesin e prindërve dhe nuk dilte nga shtëpia.

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846