Nuk ka rëndësi mosha për të dhënë një mesazh të vlefshëm dhe human, madje ka më shumë vlerë nëse jepet nga një fëmijë. Kjo vogëlushe 5 vjeçare, me anë të një video të postuar nga Daily Mail, i ka thënë disa fjalë disi të ashpra kryeministres britanike Theresa May. Ajo i thotë se kur doli jashtë, kishte parë qindra njerëz të pastrehë, dhe i kërkon kryeministres që t’i ndihmojë ata me biskota, çokollata dhe shtëpi. “Unë jam 5 vjeç dhe nuk kam çfarë të bëj. Kam kursyer por nuk mjaftojnë. Ti ke shumë para, kështu që shpenzo për ta, duhet të bësh diçka”, tha 5 vjeçarja për kryeministren britanike.