Alban Skënderaj është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, dhe ashtu siç përcjell dashuri në këngët e tij, të njejtën gjë bën edhe ndaj vajzës duke na treguar se është një baba shembullor. Dashuria e tij me Miriam Canin, u bekua me një vajzë të mrekullueshme të quajtur Ameli, e cila tashmë ka “pushtuar” rrjetet sociale të çiftit. Nga foto në foto, Ameli duket sikur është rritur çdo ditë e më shumë, dhe për më tepër, e sigurtë në duart e babi Albanit.
Këngëtari ka postuar në Instagram një foto gjatë pushimeve, teksa mban në duar vogëlushen e tij, dhe ka shkruar “ Gjithmonë e sigurtë në duart e babit”.