INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vogëlushja me Sindromën Dawn, nuk heq dorë nga ëndrra për tu bërë balerinë

Vogëlushja me Sindromën Dawn, nuk heq dorë nga ëndrra për tu bërë balerinë

Publikuar më: 17:18 10-04-2016

Ana Malaniuk, kjo kërcimtare e apasionuar 6 vjeçare nga Alberta, Kanada, u refuzua nga një klasë kercimi por tashmë po përgatitet për të marrë pjesë për herë të parë në një konkurs kërcimi. Kjo vajzë e vogël edhe pse u refuzua nga studioja e kërcimit i vërtetoi të gjithëve që ishte goxha e aftë me anë të videos që postoi në Facebook. Ana po përflitet nëpër të gjithë internetin duke vërtetuar që ajo sdo heqë dorë nga ëndrrat e saj të kërcimit me rutinën e saj të Hip Hopit.

6 vjeçarja shfaq lëvizjet e saj impresionuese me këngët Shut up and Dance dhe I Wanna Dance With Somebody.

Kishim eksperienca të këqija me shkollat e vallëzimit. Na thonin se Ana nuk ishte e mirëpritur pasi nuk plotësonte standardet e tyre” ka thënë Sonja, nëna e saj, për Global News.

Më pas mamaja e zhgënjyer zbulon Akademinë e vallëzimit të Amandës e cila u tregua e lumtur të pranonte 6 vjeçaren në shkollën e saj.

“Është kënaqësi e madhe të kesh Anën si nxënëse. Më ka ndihmuar shumë edhe mua të rritem profesionalisht” thotë mësuesja e kërcimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553