INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vojislav Sheshel shpallet person “non grata” në Kosovë

Vojislav Sheshel shpallet person “non grata” në Kosovë

Publikuar më: 18:41 08-04-2016

Gjykata e Hagës, me 31 mars të këtij viti e ka shpallur të pafajshëm për krime lufte në ish-Jugosllavi, por Kosova e ka shpallur person “non grata” liderin radikal të serbëve.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi ka nënshkruar një dokument me datën 5 prill ku shkruhet se Sheshel është person i padëshirar dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

Edhe Kroacia disa ditë më parë ia ka ndaluar hyrjen e tij në tokën kroate për 20 vitet e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet nga autoritetet e Kroacisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775