INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vokshi: Arsimi shqiptar në agoni,rezultati shkatërrimtar i qeverisë Rama

Vokshi: Arsimi shqiptar në agoni,rezultati shkatërrimtar i qeverisë Rama

Publikuar më: 17:20 05-09-2018

Deputetja e PD, Albana Vokshi Vokshi i kërkoi ministres Nikolla që të jepë shpjegim sa shkolla po mbyllen. Në një dalje për mediat nga selia blu, ajo tha se braktisja e shkollave nga 133 mijë nxënës dhe mbyllja e dhjetëra shkollave, është rezultati shkatërrimtar i qeverisë Rama për arsimin.
‘’Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë. Gjendjen në arsim nuk mund ta ndryshojë një qeveri që shkurton buxhetin e arsimit dhe ia shpërndan atë kriminelëve të lidhur me pushtetin dhe klientëve të Edi Ramës’’ tha Vokshi.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217