INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vokshi mendon se Garda do pengojë gazetarët të ndjekin protestën e së enjtes në këtë mënyrë

Vokshi mendon se Garda do pengojë gazetarët të ndjekin protestën e së enjtes në këtë mënyrë

Publikuar më: 15:15 20-02-2019

Deputetja e PD, Albana Vokshi pas njoftimit të Gardës së Republikës për pajisjen e gazetarëve me maska kundragaz gjatë protestës së opozitës, që parashikohet të mbahet para Parlamentit ka thënë se ky është një kërcënim për median.

Sipas Vokshit kjo deklaratë bëhet që t'i mbyllin gojën gazetarëve.

“Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve. Në atë vend ku qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për demokraci dhe media të lirë. Në epokën digjitale, mjetet e punës së gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni. Nuk e di në cilin vend të lirë gazetarët pajisen dhe me kundragaz?! Këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin është po vetëfundoset”, shkruan Vokshi.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934