INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vokshi: Rama shantazhon kur nuk ble dot. Një kryeministër që nuk përballet dot me të vërtetën

Vokshi: Rama shantazhon kur nuk ble dot. Një kryeministër që nuk përballet dot me të vërtetën

Publikuar më: 09:54 19-05-2018

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi gjatë një deklarate për mediet u shpreh se kryeministri Edi Rama shantazhon kur nuk ble dot. Duke iu referua incidentit të djeshëm me gazetaren në konferencën për shtyp, e cila u bë shkak për ndërprerjen e konferencës, Vokshi tha se Rama e ka lënë qeverinë në dorën e krimit të organizuar. Deputetja u bëri thirrje qytetarëve në emër të Partisë Demokratike që ti bashkohen protestës së 26 Majit.
“Një kryeministër që shantazhon kur nuk ble dot, që kërcënon për të mbuluar pafuqinë e tij, që largohet kur nuk përballet dot me të vërtetën. E vërteta është se Edi Rama e ka lënë sigurinë e shqiptarëve në dorën e krimit të organizuar, e vërteta është se Edi Rama shtantazhon mediat e gazetarët që e përballin publikisht me realitetin e bashkëqeverisjes së tij me krimin, duke rrëzuar fasadën e shndritshme që i kushton shqiptarëve qindra milionë euro. Rama po fsheh të vërtetën për vëllezërit Xhafaj. Shqiptarët s’pranojnë të qeverisen nga krimi.Të bashkohemi në 26 maj kundër krimit dhe drogës”,-tha Vokshi nga selia blu.

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449