INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Volkswagen ju sjell zgjidhjen për të lëvizur në qytet, prezanton modelin e ri “Polo” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Volkswagen ju sjell zgjidhjen për të lëvizur në qytet, prezanton modelin e ri “Polo” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:57 16-01-2018

Pas 14 milionë shitjesh dhe 5 gjeneratash prodhimi, Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e gjashtë të modelit të ri “Polo” për vitin 2018.

Gama e modelit “Polo” karakterizohet si një makinë e përshtatshme për të lëvizur në trafikun e ngarkuar të qytetit duke marë parasysh faktin se si automjet karakterizohet nga përmasa të reduktuara dhe nga motorët me konsum të ulët.

Volkswagen “Polo” 2018, është 4.05 metra i gjatë dhe 1.75 metra i gjerë, dhe vjen me një gamë prej 7 lloje të cilindatave motorike.

Ndër motorët për Polon e re ju mund të zgjidhni për motorët me benzinë:  cilindrata 1.0 turbo me tre pistona me 64 kuaj fuqi ose 73 kuaj fuqi,  cilindrata 1.0 me tre pistona me turboçarxher me 93 kuaj fuqi ose 112 kuaj fuqi, ndërsa përsa i përket motorave me naftë ofrohet cilindrata 1.5 me katër pistona me turbo me 147 kuaj fuqi dhe cilindrat 1.6 me katër pistona me turbo me 150 kuaj fuqi dhe modelin Polo Gti me cilindratë 2.0 me turbo me 197 kuaj fuqi

Volkswagen “Polo” 2018, është goxha i avancuar nga pikëpamja teknologjike krahasuar me paraardhësit e tij.

Ka një ekran qendro monitorimi të sistemeve të makinës prej 6.5 inçësh dhe gjithashtu edhe sisteme e asistimit automatik në ngarje si VW’s Front Assist, City Emergency Braking dhe Pedestrian Monitoring systems, sisteme këto që ofrojnë siguri në vozitjen e makinës.

Modeli i ri Volkswagen Polo ka një transmision manual me gjashtë raporte dhe del në shitje me një çmim bazë prej 15.500 euro plus koston për opsionet shtesë.

q_e09q34qw3.PNG

se0rg_90q34.PNG

se0r_g9w345_q3.PNG

qwefip23-_23.PNG

segj_034.PNG

aser_-i0q340.PNG

aerf_k-430_2.PNG

sr_jg90q34.jpg

ae0_r9u9tq234.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227