INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Volkswageni me veturën më të mirë elektrike

Volkswageni me veturën më të mirë elektrike

Publikuar më: 10:53 07-02-2016

Volkswageni raportohet se është duke e zhvilluar veturën më të mirë elektrike për të rivalizuar Chevrolet Boltin dhe Tesla Model 3.

Detajet e kësaj veture janë të limituara, por “Motoring” raporton se modeli është ide e Herbert Diessit, i cili është drejtor i Volkswagen Passager Cars.

Pak dihet për këtë model, por kompania raportohet se dëshiron që të jetë e para në prodhimin në masë të kësaj veture elektrike. Për të arritur këtë, VW dëshiron që vetura elektrike të ketë një çmim të përballueshëm.

Për të kursyer më shumë për realizmin e këtij modeli, vetura elektrike do të ketë ndikim nga gjenerata e re e Golf EV.

Nëse konfirmohen këto raportime, modeli do të shitet përkrah konceptit Budd-e që pritet të prezantohet si model në vitin 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0031671524047852