INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vollga”, Gjykata e Lartë shtyn shpalljen e vendimit

“Vollga”, Gjykata e Lartë shtyn shpalljen e vendimit

Publikuar më: 10:50 26-04-2016

Çështja “Vollga” ishte arësyeja kryesore e arrestimit të Emiljano Shullazit. Por këtë të marte, Gjykata e Lartë ka shtyrë shpalljen e vendimit për çështjen e pronësisë së ish-hotel “Vollgas”.

Në këtë gjykatë ndodhet ankimimi i “Saudi Brothers”, që akuzon Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Durrësit për falsifikim dokumentash. Prokuroria e Durrësit ka filluar hetimin për tre gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në rastin e shqyrtimit gjyqësor civil për pronësinë e ish-hotel “Vollga”.

Paralelisht me shqyrtimin e kësaj çështjeje në Gjykatën e Lartë, edhe Prokuroria e Durrësit po zhvillon hetime për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” mbi mënyrën e tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish-“Vollga” në qendër të qytetit, ku ka gjetur një vendim të dyshimtë gjykate mbi këtë çështje.

Në vlerësimin e prokurorisë, shkelja është e dukshme, pasi gjykata, në asnjë moment të vendimit të saj, nuk ka shprehur se në çfarë dispozite e bazon vendimmarrjen e saj konkrete për anulimin e fshirjes së kryer nga ZVRPP Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439