INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Voltana Ademi letër ndërkombëtarëve: Ja kushti për të dorëzuar Bashkinë, si në vitet 1900

Voltana Ademi letër ndërkombëtarëve: Ja kushti për të dorëzuar Bashkinë, si në vitet 1900

Publikuar më: 11:49 08-07-2019

Përmes një letre drejtuar ambasadave në Shqipëri, Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u ka kërkuar sot të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën.

Ajo thekson se nuk do ia dorëzojë kryeministrit Rama dhe të zgjedhurit të tij.

Voltana Ademi kërkon që Shkodra, por edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta.

“Me 30 qershor në metropolin e Veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së Djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale por as votime! Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi rryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penal.

Fatkeqsisht, gjatë asaj ditë të kobshme, ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale por dhe tek çdo njeri me të drejtë vote, deri tek përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga Bashkia.

Sot, në 2019- ën nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prap rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën” thuhet ndër të tjera në letrën e kryebashkiakes së Shkodrës.

Article Logic
Execution time: 0.0032491683959961