INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vonohet nisja e seancës parlamentare - Garda kontrollon çdo deputet! (foto eksluzive)

Vonohet nisja e seancës parlamentare - Garda kontrollon çdo deputet! (foto eksluzive)

Publikuar më: 11:47 25-02-2016

Garda e Republikës po kontrollon me imtësi deputetët, pas paralajmërimeve të opozitës për bllokim të Kuvendit për të kundërshtuar rikthimin e Armando Prengës. Ky është shkaku që seanca kuvendore nuk ka nisur në kohë.

Edhe pse gazetarët nuk janë lejuar të afrohen pranë derës, ku po bëhet kontrolli, IN TV siguron foto ekskluzive të deputetëve, që po u kontrollohen rreptësisht, xhepat, çantat dhe palltot e tyre.

Me sa duket garda u vu në lëvizje pas deklaratës së Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka bërë tre kërkesa; që mazhoranca në këtë senacë të votojë aktet ligjore të Dekriminalizimit, të heqë mandatin për Kokëdhimën, Leskajn dhe Rakip Sulin si dhe Armando Prenga mos lejohet në seancë plenare, pasi në të kundërt opozita do të bllokojë Kuvendin.

Po edhe pse Deputeti Prenga, deklaroi në orët e vona të mbrëmjes së djeshmë, përmes një letre se nuk do të marrë pjesë në Kuvend deri në përfundim të gjyqit ndaj tij, kuptohet se opozita nuk është mjaftuar vetëm me plotësimin e një kërkese.

Ndërsa dy propozimet e depozituara nga deputetë e opozitës për shqyrtim nga Kuvendi, ndryshimet në ligjin për dekriminalizimin si dhe në atë të funksionimit të komisioneve hetimore parlamentare janë rrezuar nga Konferenca e kryetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881