Një 26-vjeçar ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës se disa persona e kanë rrahur brenda makinës dhe më pas i kanë marrë lekët. I riu ka bërë autostop në Vorë dhe një automjet tip “Fiat Panda” ka ndaluar dhe e ka marrë për ta dërguar në Tiranë. Mirëpo kjo i ka kushtuar mjaft shtrenjt 26 vjeçarit pasi dy personat që ndodheshin në mjetin tip “Fiat” e kanë rrahur keqas dhe i kanë vjedhur paratë.
Burime nga policia bëjnë me dije se i riu Xhevdet L. ka deklaruar se ishte pasagjer në automjetin tip “Fiat Panda” dhe personat me të cilët ndodhej në makinë e dhunuan dhe më pas i morën paratë.
Policia ka nisur hetimet për të verifikuar këtë ngjarje.