INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, reagon LSI-ja: Duhej konsultuar gjerësisht, vota e Shqipërisë nuk është e një individi

Vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, reagon LSI-ja: Duhej konsultuar gjerësisht, vota e Shqipërisë nuk është e një individi

Publikuar më: 19:59 21-12-2017

Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, e konsideroi votimin kundër të Shqipërisë në OKB ndaj vendimit të Presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, si provën e qartë të një qeverie që e konsideron vendin si pronë të sajën.
Vasili përmes rrjeteve sociale shkruan se vendimi duhej të ishte konsultuar gjerësisht, madje edhe me SHBA-të.
“Vota e sotme në OKB ishte provë e qartë e një qeverie, që e konsideron Shqipërinë pronë të sajën.
Kur është fjala për një propozim që bën Amerika, aleati më i çmuar dhe i pazëvendësueshëm i Shqipërisë kurrë vendimi s'mund të jetë pronë vetëm e qeverive shqiptare cilado qofshin, pasi ky vendim është pronë e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjerësisht me ta dhe me SHBA-në vetë.
Shumë shtete në Botë ishin dhe janë kundër, por falë Amerikës kemi sot realizimin e një sfide madhore dhe të paimagjinueshme kurrë më parë: një Kosovë të pavarur”, shkruan Vasili.

Përpos Vasilit, edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar për votimin e Shqipërisë kundër SHBA në OKB. Në një koment në Facebook, Gjosha thotë se një vendim i tillë duhet të ishte konsultuar më herët në Kuvend dhe në Komisionin e Jashtëm.
“Sot është marrë një vendim i rëndësishëm në Asamblenë e OKB-së, ku pjesë e votave kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi statusin e Jeruzaleminit, ka qenë edhe Shqipëria. Përtej këtij vendimi për të votuar kundër, ajo cka përbën një problem real është që për një çështje me kaq shumë rëndësi, nuk është zhvilluar asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë, as me Presidentin e Republikës! Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!”,- shprehet Klajda Gjosha.

Article Logic
Execution time: 0.0044291019439697