INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vota kundër Trump në OKB, Presidenca sqaron çfarë di

Vota kundër Trump në OKB, Presidenca sqaron çfarë di

Publikuar më: 17:18 26-12-2017

Vetëm pak ditë pasi Shqipëria votoi pro rezolutës së OKB e cila dënon vendimin e Trump për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, ka reaguar sërish Presidenca e cila në një njoftim për mediat sqaron se presidenti është njohur me qëndrimin e Shqipërisë përmes mediave online.

Më tej thuhet se nuk ka zyra e Presidentit nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraprak nga MPEJ dhe zyrtarë të saj.

Në komunikatën për mediat sqarohet se drejtori i Kabinetit në Presidencë Arben Cici ka marrë njoftim me sms nga Drejtori i Përgjithshëm Politik në MEPJ, Ferit Hoxha, vetëm në orën 18:24, rreth dy orë e gjysëm pas votimit, me një “Pro” rezolutës”.

‘Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër i mëparshëm midis Kabinetit të Presidentit me MEPJ dhe shërbimin diplomatik.

U detyruam të bëjmë këtë sqarim të detyruar, për shkak të rëndësisë së veçantë të kësaj çështjeje dhe transparencës ndaj opinionit publik, këtij keqinformimi tërësisht të qëllimtë, jo profesional dhe manipulues për opionin publik, brenda dhe jashtë Shqipërisë, thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039