INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vota në OKB për Jeruzalemin, kërcënon SHBA: Kujdes ata që na kritikojnë

Vota në OKB për Jeruzalemin, kërcënon SHBA: Kujdes ata që na kritikojnë

Publikuar më: 09:26 20-12-2017

Vetëm pak orë përpara votimit në OKB mbi rezolutën e cila dënon vendimin e SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ambasadorja e SHBA kërcënon ata të cilët do të mbështesin mocionin.

‘Në OKB na kërkojnë gjithmonë e më shumë. Do të marr emrat e atyre që na kritikojnë’ u shpreh ambasadorja e SHBA-së Niky Haley.

Kërcënimi ishte i qartë. Në letrën e saj ambasadorja sqaron dhe i dërgon një mesazh të qartë të gjitha shteteve: “Presidenti Trump po vëzhgon me kujdes të gjitha votat dhe më ka kërkuar ti them se cilat janë shtetet që votojnë kundër nesh. Do të marrim shënim të gjitha vota’n u shpreh Haley.

Kujtojmë se vendimi i Trump për të njohur Jeruzalemin kryeqytet shkaktoi protesta të shumta në rajon por edhe kritika nga shumë shtete ndërkombëtare.

Kujtojmë pom ashtu se në seancën e të enjtes në parlamentin shqiptar ministri i jashtëm Bushati u shpreh se Shqipëria është përkrah shteteve që nuk e pranojnë vendimin e Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994