INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vota në OKB. Vasili: Çdo avokati pro Ramës e turpshme dhe e errët [FOTO]

Vota në OKB. Vasili: Çdo avokati pro Ramës e turpshme dhe e errët [FOTO]

Publikuar më: 12:57 27-12-2017

Petrit Vasili i ka kthyer përgjigje të gjithë zërave që kanë mbështetur votën e dhënë nga Shqipëria në OKB, e cila ishte një votë kundër SHBA. Nëpërmjet një statusi në facebook Petrit Vasili thotë se avokatia e kësaj vote jo vetëm që është e turpshme por pas saj fshihen qëllime të errëta.
Petrit Vasili:
“Qeveria kundër Amerikës në OKB, ky turp i saj nuk zhbëhet.
Qeveria votoi kundër Amerikës dhe këtë nuk e luan topi.
Çdo alibi e shpëlarë e qeverisë vetëm se e rëndon këtë faj historik të saj.
Asnjë shqiptar nuk është në krah të qeverisë kur ajo voton kundër Amerikës.
Arsyet e errëta të këtij votimi antiamerikan të qeverisë janë të qarta dhe qëllimkëqija.
Çdo avokati e këtij turpi që nuk zhbëhet dot është po aq e errët sa edhe vetë arsyet e errëta të qeverisë kapur për të votuar haptas kundër Amerikës.
Denoncimi i fortë, pa komplekse dhe pa kompromis i këtij turpi është i vetmi qëndrim i ndershëm në të mirë të Shqipërisë dhe në dëm të klikës antiamerikane që qeveris vendin dhe të gjithë zëdhënësve të saj politikë e parapolitikë."

vasili_fb.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594