Familja mbi të gjitha!
Ndonëse jo një e dielë e zakonshme, përsëri politikanët tanë kanë vendosur ta ndajnë atë me të dashurit e tyre të zemrës. Të drejtuar në qendrat përkatëse të votimit, shumë nga emrat e njohur të politikës shqiptare janë shoqëruar nga bashkëshortja, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit apo edhe fëmijët.
Duke nisur që nga kryeministri, Edi Rama, i cili teksa dha votën e tij pranë një shkolle në Surrel u shoqërua dorë për dore nga bashkëshortja e tij, zonja Linda Basha.
Në një ditë të rëndësishme si kjo, nuk ka qenë i vetëm as kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili ndonëse nuk kishte pranë bashkëshorten për shkak të kombësisë së saj hollandeze, gjatë dhënies së votës pranë çerdhes numër 13 shoqërohej nga dy prindërit e tij si dhe i vëllai me bashkëshorten.
Nuk ka mbetur pas kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili ka votuar pranë Kopshtit 31 në Njësinë 5 i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi si dhe vajza e madhe, Bora Metaj, votuese për herë të parë.
Ndërkohë të tjera emra të cilët zgjodhën të votonin së bashku me familjet e tyre në këtë ditë zgjedhjesh ishin; Jozefina Topalli, Erisa Xhixho, Taulant Balla, Vangjush Dako, Erion Veliaj, Ervin Bushati apo Gjergj Bojaxhi!
Jozefina Topalli me bashkëshortin
Taulant Balla me bashkëshorten dhe djalin
Erisa Xhixho me bashkëshortin
Ervin Bushati me dy djemtë
Majlinda Bregu me bashkëshortin dhe vajzën
Erion Veliaj me bashkëshorten
Gjergj Bojaxhi me bashkëshorten dhe djalin