Pavarësisht se presidenti ka dekretuar 13 tetorin për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, për PS kjo datë nuk ekziston dhe zgjedhjet e radhë do të mbahen në 2021.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi mbledhje falenderimi me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cerrik dhe Librazhd.
“Në 30 Qershor Partia Socialiste mori 15 mijë vota më shumë në Qarkun e Elbasanit në krahasim me vitin 2017. Qytetarët treguan se janë për shtetin me rregulla dhe me ligje dhe jo për kaos.Këto zgjedhje mbaruan por miq.
Të tjerat janë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë se mos kanë mbetur dyshime. Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari të bëjë detyrat e rëndësishme që e presin” u shpreh Balla.