INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Votimi i Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm

Votimi i Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm

Publikuar më: 18:31 19-01-2019

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur dhe emrat e sekretarëve. Rezultatin e bëri me dije kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana. Ndër emrat spikat ai i Sekretarit të Përgjithshëm. Këtë post që deri më tani e ka mbajtur Arben Ristani, tanimë do e mbajë këshilltari Ligjor në PD, Gazment Bardhi.

Rezultatet

Në votim morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 355 anëtarë që ka gjithësej.

Sekretar i Përgjithshëm: Gazment Bardhi 277 vota- Dorjan Teliti 44 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata 284 vota – Marinela Ziu 37 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar Organizativ: Sahit Dollapi 258 vota – Lulzim Omuri 60 vota, 10 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota – Dorjan Gjonmarkaj 100 vota, 7 vota të pavlefshme

Sekretar për Burimet Njerëzore: Ervin Minarolli 278 vota – Minushe Lazaj 44 vota, 6 vota të pavlefshme

Article Logic
Execution time: 0.0022768974304199