INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Votimi në Bundestag tërmet politik”, Basha bën përgjegjës Ramën për shtimin e kushteve

“Votimi në Bundestag tërmet politik”, Basha bën përgjegjës Ramën për shtimin e kushteve

Publikuar më: 09:33 25-09-2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se votimi dje në Bundestagun gjerman është një tërmet politikë për vendin. Në një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se Gjermania ka shtuar kushtet për Shqipërinë sa i përket hapjes së negociatave. 

“Reshjet e dendura pas tërmetit kanë dëmtuar edhe më tej banesat e banorëve, është koha për të vepruar, ndonëse ngjarja nuk është më në vëmendjen e mediave pas një tërmeti politik, siç ishte votimi dje në parlamentin gjerman. Mirënjohës kancelares Merkel është edhe një punë 4-mujore edhe e opozitës për të bindur skeptikët se një “Jo” e prerë nuk do ndihmonte Shqipërinë e perspektivën tonë. Mirënjohje për vendimin e marrë mbrëmë nga dy grupet kryesore gjermane”, tha Basha.

“Ka një kontradiktë, në këtë që sapo thash. Ndihem i lehtësuar që nuk ka një JO të prerë, qëndrimi fillestar e një pjese të rëndësishme të grupeve parlamentare gjermane, e vijon të mbetet nga 3 vende anëtare të BE por nga ana tjetër është e qartë se kemi kaluar nga 5 kushte në 7 e sot ne 9 kushte, duke përfshirë këtu kërkesën e qartë për zgjidhjen e krizës politike, si pengesë serioze që vështirëson hapjen e negociatave”, theksoi Basha, duke shtuar se e gjithë përgjegjësia është e qeverisë. “9 kushtete e miratuara mbrëmë shpreshin shqetësimin e madh të Bundestagut për situatën në vend. Shtimi i kushteve shpreh shqetësim për hapat prapa që Shqipëria ka shprehur. Vendimi për të shtuar kushtet reflekton dështimet e këtij kryeministri. Kjo duket qartë në dy kërkesat e reja, arrestimi i përsonave të përfshirë në krim zgjedhor si edhe kërkesa për vendimin monist të 30 qershorit, kërkohet një vendim i Kushtetueses. Këto dy kushte tregojnë se përgjegjësia për mos hapjen e negociatave për herë të katërt është i Edi Ramës dhe askujt tjetër”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037221908569336