INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Votimi në Itali, zbardhen rezultatet e para[FOTO]

Votimi në Itali, zbardhen rezultatet e para[FOTO]

Publikuar më: 20:39 04-03-2018

Italia sot zhvillon zgjedhjet parlamentare, zgjedhje të cilat me shumë gjasa do t’a shtyjnë vendin drejt në paralize politike, pa asnjë fitues në krye të saj.

Elektorati është shfaqur i zhgënjyer pas situatës jo të favorshme të ekonomisë italiane vitet e fundit, rritjes së lartë të nivelit të papunësisë dhe kapjen e shifrave alarmante të emigrimit jashtë vendit. Ata thuajse kanë bojkotuar zgjedhjet në shenjë proteste ndaj BE-së, e cila ka shprehur hapur mbështetjen e saj ndaj lëvizjes populiste Pesë Yjet (M5S).

Silvio Berluskoni, katër herë kryeministër i Italisë, ka vendosur që këto zgjedhje të futet në një koalicion të qendrës së djathtë, mes partisë së tij Forza Italia dhe asaj të Ligës Veriore me në krye Matteo Sarvini.

Sipas CNN, sondazhet parazgjedhore kanë nxjerrë fituese këtë bllok të krijuar pak para ditës së sotme, duke e nxjerrë forcë të parë në Parlament.

Kreu i qendrës së majtë, ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili dha dorëheqjen më 2016 pas dështimit të referendumit të Kushtetutës, është gjithashtu kandidat i Partisë Demokratike edhe pse në sondazhin e fundit doli 22.8% fitues.

Analistët italianë, nuk presin që asnjëra nga partitë apo koalicionet të fitojnë një shumicë të drejtëpërdrejtë votash, duke bërë që Italia të zhytet në një krizë të thellë politike, që rrezikon edhe Bashkimin Europian.

Grafiku i parashikit të zgjedhjeve nga sondazhet:

drth5s4.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0024490356445312