INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Votohet buxheti i Bashkisë së Tiranës. Veliaj: Do ndërtojmë 17 shkolla të reja në zonat rurale  [VIDEO]

Votohet buxheti i Bashkisë së Tiranës. Veliaj: Do ndërtojmë 17 shkolla të reja në zonat rurale [VIDEO]

Publikuar më: 18:30 21-12-2017

Është votuar sot Buxheti i Bashkisë të Tiranës për vitin 2018 me 32 vota pro. Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se mirëmenaxhimi i parave ka bërë që buxheti dhe këtë vit të jetë më i lartë dhe se veç vijimit të ndërtimit të pjesë së mbetur Bulevardit të ri në fokus do të jenë dhe ndërtimi i 17 institucioneve të edukimit e shkollimit dhe në zona rurale. E në të gjitha shkollat 9 vjeçare do të kenë edhe kopsht të integruar.
Veliaj bëri dhe bilancin e punës së Bashkisë këtij viti.
"Pazari i Ri është kthyer sot nga një gërmadhë në një nga zonat më fantastike e destinacionet më tërheqëse të Tiranës, sidomos me turistët e huaj. Një tjetër projekt është dhe ai i Sheshit Skënderbej, një vepër unike qoftë përsa i përket zgjidhjeve arkitekturore, qoftë përsa i përket impaktit në jetën e qytetit. Projekti tjetër madhor i realizuar gjatë këtij viti ishte Parku Olimpik." u shpreh Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0023970603942871