INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Votohet ligji, jo më shami në kokë për vajzat e shkollave fillore

Votohet ligji, jo më shami në kokë për vajzat e shkollave fillore

Publikuar më: 14:55 16-05-2019

Të gjitha vajzat që shkojnë në shkollat fillore dhe mbajnë shami do të ndalohen të kenë një veshje të tillë në ambjentet e shkollës.

Një ligj i tillë hyn në fuqi në Austri, ku deputetët kanë votuar ligjin që ndalon vendosjen e shamive në shkollat fillore.

Për të shmangur akuzat për diskriminim ndaj myslimanëve, ligji i referohet "të gjitha veshjeve që mbulojnë kokën me ndikim ideologjik ose fetar", por nuk zbatohet për hebrejte apo për shallin e veshur nga meshkujt sik.

Ligji u parashtrua nga qeveria e koalicionit, e përbërë nga partia e krahut të djathtë të Partisë PM, Sebastian Kurz dhe FPW e të djathtës ekstreme.

Zëdhënësi i Arsimit për FPW, Wendelin Moelzer, tha se ligji ishte "një sinjal kundër islamit politik", ndërsa deputeti i WVP, Rudolf Taschner deklaroi se do t'i mbronte vajzat nga "skllavërimi".

Kur ligji ishte në diskutim, organizata e muslimanëve IGGW e quajti të '' turpshme '' dhe e përshkroi atë si një '' taktikë të devijimit ''.

Opozita votoi gati e gjitha e bashkuar kundër këtij ligji dhe akuzoi qeverinë, se ajo është më shumë e interesuar për publicitet dhe jo për të mirën e fëmijëve.

Para vendimit në parlament, qeveria austriake bëri të ditur, se ajo pret ankimime të ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Ky ligj nuk ka rang kushtetues, sepse nuk u miratua me shumicën e cilësuar të dy të tretave.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777