Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij kanë votuar sot në orën 9:00 në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Veliaj ka bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje: “Sot është dhe festa e demokracisë. Do të kërkoja një nder të fundit në fushatë: Të ketë sa më shumë pjesmarrje. Do të doja ta mbyllim me nder këtë proces. Katër minuta në ditën e sotme caktojnë drejtimin e Tiranës, drejtimin e Shqipërisë punët e nisura, reformat që kanë nisur në katër vitet e ardhshme.”, tha ai.
Po ashtu, ai ka uruar besimtarët myslimanë që sot festojnë Fitër Bajramin: Gëzuar Bajrami, një ditë e veçantë, ky muaj paqesor dhe me solidaritet.