Zv.Kryeministri Erion Braçe ka votuar mëngjesin e sotme për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Numri i dy i qeverisë, ka votuar rreth orës 07:10 te Liceu Artistik dhe dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët pas procesit të votimit ku bëri një thirrje për shqiptarët,, por edhe për komisionerët.
“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja. Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar, u shpreh Braçe.