INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vranë kryefamiljarin, arrest me burg për anëtarët e familjes Djaloshi

Vranë kryefamiljarin, arrest me burg për anëtarët e familjes Djaloshi

Publikuar më: 10:36 29-05-2016

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masat e sigurisë për anëtarët e familjes Djaloshi, të cilët akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit, Milosh Djaloshi, më 18 mars, në zonën e Manzës. Sipas vendimit të Gjyjatës, Në arrest me burg janë lënë Alban dhe Bardhe Djaloshi, përkatësisht 26 vjeç dhe 46 vjeçe. Ndërsa për Flavio Djaloshin, 16 vjeç, është dhënë arrest me burg për 45 ditë.

Tre anëtarët e familjes Djaloshi u arrestuan me 25 maj me urdhër të Prokurorisë si autor dhe bashkëpunëtor në krim. Djali i madh, Alban Djaloshi, e ka pranuar krimin para prokurorit të çeshtjes. Sipas një njoftimi zyrtar të prokurorisë,  autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkoolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës). Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre pas orës 01:00, kur Mirosh Djaloshi ishte kthyer i dehur. 

Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623