INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vranë me thikë babin e tyre abuzues, zbulohet jeta horror që tre vajzat e mitura kishin bërë [FOTO]

Vranë me thikë babin e tyre abuzues, zbulohet jeta horror që tre vajzat e mitura kishin bërë [FOTO]

Publikuar më: 13:55 30-07-2018

Jetuan gjithë jetën e tyre me një baba abuzues të cilin e vranë në shenjë vetëmbrojtje por tani do vuajnë dënimin. 

Mikhail Khachaturyan 57 vjeç, u gjet i vdekur ditën e djeshme, në ashensorin jashtë apartamentit ku jetonte, në Moskë.

mikhal.jpg

Mikhail Khachaturyan

Pas ngjarjes policia arrestoi si autore tre vajzat e tij. Rrëfimi i tyre nxori në dritë makthin që ato kishin përjetuar prej vitesh.

'I kërënoi se do ti vriste, kur një nga motrat kapi një thikë dhe e goditi, më pas dhe motrat e tjera i ishin bashkuar duke e goditur. Për të shpëtuar goditjeve ai shkoi drejt ashensorit, por nuk ja doli të ikte', raportojnë mediat lokale.

Adoleshentet Kristina 19 vjeç, Angelina 18 vjeç dhe Maria 17 vjeç akuzohen se kanë vrarë babin e tyre të varur nga droga,  në gjendje shoku pasi ai i kishte kërcënuar se do ti vriste.

"Prej vitesh ai abuzonte seksualisht me ne, dhe më kërcënonte se nëse do të tregoja do vriste motrat e tjera në praninë time" rrëfen një nga vajzat, rrëfim i cili zbuloi se në të njëjtë mënyrë kërcënoheshin dhe vajzat e tjera.

Vajzat adoleshente jetonin prej vitesh vetëm me babin, pasi nëna e tyre ishte larguar për shkak të dhunës që Mikhail ushtronte.

maria.jpg

Maria Khachaturyan

Ajo mbante kontakt fshehtas me vajzat por ato nuk i kishin treguar për vuajtjet pasi nuk donin që ajo të kthehesh dhe ai ta vriste.

'Një herë tapeti ishte mbushur me qimet e qenit dhe 57-vjeçari e detyroi një nga vajzat që ta krihte qenin dhe më pas t'i hante qimet, në praninë e tij' rrëfen Elena një mike e familjes.

Ndërsa abuzimet seksuale ishin kthyer në diçka normale për të miturat.

angelina.jpg

Angelina Khachaturyan

 Një nga motrat rrëfen se kur e kishte detyruar për herë të parë të kryenin marrëdhënie, kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh për të vdekur, por mjekët e kishin shpëtuar.

Në atë kohë u dyshua për vetëvrasje, por 57-vjeçari i kishte bindur mjekët se kishte ndodhur një gabim dhe dosja ishte mbyllur me kaq.

Këtë dëshmi e vërteton dhe spitali ku vajza ishte kuruar.

Jeta horror që ato kishin jetuar i kishte bërë më të dashura me njëra-tjetrën dhe shpesh herë ato ndëshkoheshin nga i ati i tyre dhe me dhunë fizike.

Por ai sigurohej gjithmonë që shenjat të mos ishin në pjesë të dukshme të trupit.

krestina.jpg

Kristina Khachaturyan

Ndërsa në një tjetër dëshmi njëra nga vajzat rrëfejnë se një herë Mikhail, i kishte marrë të treja dhe i kishte çuar në pyll ku i kishte kërcënuar me pistoletë se nëse do tregonin do ishin të vdekura.

Pas vdekjes se tij policia zbuloi se 57-vjeçari merrej dhe me punë kriminale pasi në banesën e tij u gjetën një arsenal i plot armësh dhe sasi e konsiderueshme kokaine.

Shumë dëshmitar dhe miq të familjes dëshmojnë se vrasja e tre vajzave ishte një akt vetëmbrojtje, nuk ishte e planifikuar.

Por pavarësisht kësaj, prokuroria kërkon dënimin maksimal për to, nga 10 deri 15 vite burg.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885